Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.
Mjegull dhe mjegullinë do të ketë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.



