Covid-19, humbin jetën 13 qytetarë

Covid-19, humbin jetën 13 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 295 qytetarë. Rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Aktualisht, në vendin tonë janë 10,841 pacientë aktivë me koronavirus. Në spitalet COVID, po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 trembëdhjetë qytetarë: 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 295

Të shëruar në 24 orë 1075

Të shtruar në spitale 189

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 4064

Testime totale 1,189,319

Raste pozitive 168,188

Raste të shëruara 154,694

Raste Aktive 10,841

Humbje jete 2,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,856

Fier 1048

Durrës 999

Shkodër 953

Vlorë 599

Elbasan 558

Lezhë 442

Berat 419

Korçë 289

Kukës 254

Dibër 223

Gjirokastër 201

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy