Ulen ndjeshëm shifrat me Covid, 2 humbje jete dhe 233 raste të reja në 24 orë

Ulen ndjeshëm shifrat me Covid, 2 humbje jete dhe 233 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifrat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Nga 606 testime të kryera, 233 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.

Më konkretisht në 24 orët e fundit janë kryer 606 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 233 qytetarë, në këto bashki:

78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë, ndërsa janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Gjithashtu janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy