Britania akuza Rusisë për spiunazh në kërkimet shkencore të Covid-19

Britania akuza Rusisë për spiunazh në kërkimet shkencore të Covid-19

Shërbimet e sigurisë në Britani kanë vënë re ndërhyrje nga hakerat në sistemet e organizatave shkencore.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Britaninë e Madhe (NCSC) shprehet e sigurt se hakerat janë pjesë e shërbimeve të inteligjencës ruse.

Synimi i kësaj ndërhyrjeje, është aksesi në kërkimet shkencore për vaksinën ndaj Covid-19.

Në një kohë kur shtetet janë në luftë për zbulimin e vaksinës në kohë rekord, Rusia duket se po përpiqet t’ia dalë në mënyra të tjera.

Ndërkohë, Rusia ka mohuar akuzat dhe përgjegjësinë për këto ndërhyrje.

"Ne nuk kemi informacione se kush mund të ketë hakëruar ndërmarrjet farmaceutike dhe qendrat kërkimore në Britani. Mund të themi vetëm një gjë - Rusia nuk ka asnjë lidhje me këto përpjekje," tha Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Putin.

Shërbimet e sigurisë thanë se hakerat kanë shfrytëzuar të metat e softuerit për të hyrë në sistemet kompjuterike të cënueshme dhe kishin përdorur malware të quajtur WellMess dhe WellMail për të ngarkuar dhe shkarkuar skedarë.

Vitet e fundit, agjencitë perëndimore të sigurisë janë bërë më të gatshme të denoncojnë drejtpërdrejtë hakerat me shpresën se nxjerrja e emrave do t'i pengojë ata.

Por akuzat e fundit janë të pazakonta pasi zyrtarët po drejtojnë gishtin te spiunët rusë dhe nuk po flasin në përgjithësi, duke përdor referenca të kujdesshme.

Kështu, grupi i identifikuar është APT29, i njohur për taktikat agresive dhe për ndryshimin e metodave të herëpashershme të hakërimit. Gjatë vitit 2020, APT29 ka pasur disa herë nën shënjestër organizatat të cilat merren me kërkimet shkencore rreth vaksinës kundër Covid-19 në Kanada, SHBA dhe Britani.

Gjithashtu, qeveria Britanike ka akuzuar rusët se janë përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2019. /BBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy