E shtuna dhe e diela/ Si do jetë moti në fundjavë

E shtuna dhe e diela/ Si do jetë moti në fundjavë

Ditën e shtunë vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të  ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim  me shpejtësi mesatare 1-8m, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryje me drejtim verilindje-veriperëndim shpejtësi mesatare 1-7m/s, duke bërë që Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy