
Periudha e menopauzës te gratë shoqërohet me ndryshime të mëdha hormonale dhe metabolike, të cilat shkaktojnë nga çrregullimet bezdisëse subjektive, deri në shfaqje të patologjive të ndryshme që përkeqësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së gruas.
Nutricionistja Albana Daka, thotë për “Zgjohu me MCN” se gjatë kësaj periudhë është mëse e nevojshme një ushqyerje korrekte dhe fiziologjikisht e ekuilibruar e cila ndikon ndjeshëm në minimizimin e çrregullimeve gjatë kësaj faze të jetës.
Këshillat kryesore që japim mbi regjimin ushqimor gjatë menopauzës është që së pari regjimi ushqimor duhet të jetë i pasur me proteina. Nëse ne në një regjim më përpara kemi pasur më pak se 30% të regjimit ushqimore proteina, këtu themi se proteinat duhet të shtohen më shumë sepse kemi një tendencë të lojës hormonale.
Gjatë menopauzës kemi një tendencë të re të masës muskulore e pikërisht në regjimin ushqimore ajo që bën që masa muskulare të jetë më e qëndrueshme është padyshim proteina dhe ajo duhet të kaloj nga 1gr për kilogram peshë, afërsisht për një person deri 65 -70 kg në ditë duhet të kalojë 1.2-1.3 gra për kg peshë, pra afërisht deri 80-85 gr.
Nutricionistja Daka pos proteinave shtazore të nevojshme, veçon edhe bishtajoret si proteinat më të mira bimore për organizimin e grave në menopauzë.
Këto nuk duhet të jenë të fokusuara vetëm në proteina shtazore por vakti i drekës, nuk duhet te jetë më shumës se dy herë në javë mish të kuq dhe proteinat shtazore të dominojnë nga peshku dhe pula.
Ndërkohë në vaktin e drekës por edhe në vaktin e drekës, kur nuk kemi ushqim, kur nuk kemi proteina shtazore, bishtajoret janë një proteinë shumë e mirë bimore për tu zëvendësuar.
Ajo ndikon si masë për të rritur dozën e proteinave që duhet të marrin në një regjim ushqimor.



