Sezoni turistik/ Mungojnë rojet bregdetare në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin (VIDEO)

Sezoni turistik/ Mungojnë rojet bregdetare në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin (VIDEO)

Në vijën bregdetare të Durrësit, Vlorës dhe Shëngjinit vijon të jetë problem mungesa e rojeve të plazhit. 

 

Në një lidhje me studion e MCN Live, korrespondentja Ervina Garo tha se pavarësisht se pushuesit kanë nisur të frekuentojnë plazhet, mungojnë rojet bregdetare. 

 

Mungesa e rojeve bregdetare është e theksuar. Kjo lidhet me mungesën e kontratave të nënshkruara mes subjekteve që operojnë në vijën bregdetare dhe institucioneve. Nuk ka prani të rojeve bregdetare pavarësisht pushuesve. Mund të ketë në disa plazhe, por në plazhin e Durrësit mungesa e rojeve mbetet problem i kahershëm. 

 

E njëjta situatë paraqitet dhe në Vlorë, ku korrespondentja Arjola Hasanaj raporton që siguria vijon të mbetet problem serioz. 

 

Hapësirat janë ende në përgatitje dhe nuk mund të konsiderohen plotësisht funksionale.  Siguria vijon të mbetet problem serioz.        

Përgjatë vijës bregdetare të Vlorës konstatohet mungesa e rojeve bregdetare. 

 

Mungesa e vrojtuesve e bën pushimin jo të sigurt, veçanërisht për fëmijët dhe moshën e tretë. 

 

Një nga pushuesit në Vlorë tha për mikrofonin e MCN TV se deri më tani nuk kanë parë asnjë rojë. 

 

Nuk kemi parë roje deri tani. Janë shumë të rëndësishëm, sidomos për fëmijët dhe pleqtë. Rasti i djeshëm në Shëngjin flet shumë. 

 

Korrespondenti Jul Simoni tha se nga një vëzhgim i kryer shihet qartë që edhe në Shëngjin mungojnë rojet e sigurisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy