Në Gjirokastër hapen qendra të lëvizshme shëndetësore/ Qytetarët: Të mirëseardhura në ditët me temperatura të larta (VIDEO)

Në Gjirokastër hapen qendra të lëvizshme shëndetësore/ Qytetarët: Të mirëseardhura në ditët me temperatura të larta (VIDEO)

Disa qendra të lëvizshme shëndetësore janë hapur këto ditë vere në Gjirokastër.

Drupal Ad

 

 

 

Siç raporton korrespondentja e MCN, Jonida Qirko, ato janë hapur me qëllim të dhënies së ndihmës së parë për qytetarët dhe turistët në Gjirokastër, në këto ditë që kanë shënuar dhe temperatura të larta në vend.

Për mikrofonin e MCN live, ata shprehen falënderues që këto qendra lëvizëse u vijnë në ndihmë qytetarëve të moshës së tretë dhe jo vetëm.

Në kuadër të masave parandaluese të stinës së verës, dhe efekte që kanë temperaturat e larta, ne sot kemi marrë një sërë aktivitetesh informuese dhe sensibilizuese për pjesën e popullatës për reduktimin e këtyre efekteve në shëndetit.

Duke ndërmarrë disa aktivitete siç është informimi i popullatës për efektin negativ që kanë temperaturat e larta duke kryer matje të tensionit dhe parametrat tjerë vital siç janë target grupet e moshës së riskut, personat e moshës së tretë, personat me sëmundje kronike për të ruajtur veten e tyre, për të mos lëvizur nga ora 11-18h, për të përdorur masa mbrojtëse, siç janë kapele, syza, për të pirë sasi të ujit të pijshëm dhe lëngjeve sepse temperaturat e larta shkaktojnë dehidratim në organizëm.

Këto janë një ndihmesë për neve si qytetarë, se na vijnë në ndihmë në këto ditë të nxehta.

Falënderojmë stafin mjekësor që ka dal në rrugë për neve, në ditët më të nxehta në disa lagje në Gjirokastër.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy