Zona e Mirditës është përfshirë nga reshje të dendura shiu pasditen e kësaj të mërkure, të cilat kanë sjellë dhe probleme.
Rrëshqitja e gurëve dhe dherave ka sjellë bllokimin e aksit rrugor Mirditë-Fushë Arrëz.

Ndërkohë që pritet ndërhyrja e firmës kontraktore për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizjen normale të automjeteve.



