
Sylvain është 35 vjeç dhe ka shumë tatuazhe. Një aspekt “i frikshëm” që po i shkakton atij probleme serioze në punë.
Gazeta “Le Parisien”, shkruan se nuk do të jetë më në gjendje të japë mësim në shkollë, pasi prindërit e fëmijëve i paraqiten një ankesë kryeinspektorit të departamentit Essonne, duke i kërkuar që ai të pezullohet nga detyra.
Mësohet se arsyeja e kësaj ankese është pamja e tij e frikshme për fëmijët.
Freak Hoody, është emri i artit, u hoq nga shkolla ku ai duhet të jepte mësim.
35-vjeçari deklaroi se askush nga nxënësit e tij nuk është shprehur ndonjëherë apo ta ketë konsideruar atë si një “përbindësh”.
“Kur ata më pyesin se për çfarë arsye keni sy të zinj, unë iu përgjigjem se jam aty për të dhënë mësim, por për një gjë të tillë që mund t’iu ndihmoj në shuajtjen e kureshtjes do t’iu përgjigjem në kohën e pushimit”, u shpreh Sylvain për “Le Parisien”.
Ai shprehet se e kupton masën e maturisë, duke u shprehur se nuk është provokator, ndërsa shton se në vend të kësaj, pamja e tij, u mëson fëmijëve se çfarë është diversiteti.
Duke qenë të kujdesshëm për të mos e diskriminuar për shkak të paraqitjes së tij të veçantë, bordi drejtues vendosi ta transferojë atë në një shkollë fillore.
“Kur dikush më sulmon për pamjen time, unë thjesht u përgjigjem se jam këtu vetëm për të bërë punën time”, shtoi Sylvain.
Pasioni i tij për tatuazhet filloi në moshën 27-vjeçare, duke mos u ndaluar më kurrë. Ai arriti të mbulojë çdo pjesë të trupit të tij, me një kosto që i shkoi mbi 50 mijë euro.



