Është hapur sot në Tiranë Panairi i Punës, ku marrin pjesë 35 biznese vendase dhe ndërkombëtare si dhe 29 institucione arsimore.
Të rinjtë thonë se synojnë të punësohen jashtë vendit për shkak të pagave të larta, ndërsa Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, sheh si problem parësor programet arsimore që sipas tij, nuk përshtaten me tregun e punës.



