Mjeshtri i arteve marciale jep këshilla vetëmbrojtje për vajzat dhe gratë

Mjeshtri i arteve marciale jep këshilla vetëmbrojtje për vajzat dhe gratë

Presidenti i Federatës Shqiptare të MMA, Arjan Rizaj jep këshilla vetëmbrojtjeje për vajzat dhe gratë.

Mjeshtri i arteve marciale tha në emisionin “Zgjohu me MCN” se njerëzit kur janë të dobët nga ana fizike dhe emocionale kërkojnë një zgjidhje, duke shtuar se ne mund të balancojmë forcën tonë mendore dhe fizike për tu përballuar me atë që na pret.

Vajzat kryesisht kur futen në këto sporte, mund të jenë mbi 30% në rang botëror dhe kjo shifër rritet për shkak të pasigurisë.

Të gjitha vajzat mund të jenë të barabarta në momentin që ndërgjegjësohen me veten dhe mund të marrin vendimin për tu përballur.

Ne mund ta përmirësojmë veten dhe të jemi një hap përpara. Kanë ardhur prindërit që më kanë sjellë fëmijën për ta forcuar fizikisht.

Vajzat kryesisht janë më të zgjuara për tu angazhuar te teknikat e vetëmbrojtjes, janë më të prirura për tu mbrojtur dhe mësuar teknikën.

Nga ana e përballimit të një situata, nuk është vetëm se di teknikat e arteve marciale dhe je i mbrojtur, por ti trajnohesh se si të kesh durim.

Kam pasur raste kur vajzat janë ushtruar mbi një muaj dhe më pas janë ushtruar fizikisht dhe kanë mbajtur tempin.

Vajzat që ushtrohen dhe praktikohen fizikisht, kanë më shumë vetëbesim dhe menaxhojnë më mirë situatat.

Rizaj ilustroi edhe ushtrime konkrete se si vajzat mund të mbrohen në rast agresioni, duke thënë se thelbësore është goditja në pika të dobëta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy