Ligji për aktivitetet detare/ Rama: Flamuri përmes mjeteve lundruese si pasaportë marketimi për Shqipërinë

Ligji për aktivitetet detare/ Rama: Flamuri përmes mjeteve lundruese si pasaportë marketimi për Shqipërinë

Prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi ligji “Për aktivitetet detare”. Kryeministri Edi Rama, thotë se tashmë me këtë ligj të ri mjetet lundruese mund të vendosin flamurin shqiptar për ta kthyer atë në pasaportën e re të marketimit të Shqipërisë si një destinacion turistik, përfshirë bregdetin si një destinacion të ri mesdhetar dhe gjithë vijën bregdetare në një zonë konkuruese për portet e marinat.

Ai është shprehur se ky ligj i hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pazhvilluar më parë në historinë tonë.

“Prej 10 korrikut 2020 ka hyrë në fuqi për herë të parë në Shqipëri një ligj "Për aktivitetet detare" i cili i hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë të re e të vjetër jo e jo, industrisë së detit.

Ligji bën të zbatueshëm, vizionin dhe ambicien për ta shndërruar flamurin shqiptar??përmes mjeteve lundruese, në "pasaportën" e re të marketimit të Shqipërisë si destinacion turistik, bregdetin tonë në një destinacion të ri mesdhetar të anijeve turistike të të gjitha dimensioneve dhe vijën tonë bregdetare në një zonë konkururse për portet e marinat turistike

Më shumë turizëm, më shumë të ardhura në ekonomi, më shumë punësim, më shumë emër për Shqipërinë e bukur në Europë e në botë”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy