
Dita ndërkombëtare e Internetit shënohet më 29 tetor në mbarë botën, duke e konsideruar internetin si një nga shpikjet më të rëndësishme të njerëzimit.
Interneti përcaktohet si një lidhje në distancë midis dy kompjuterëve.
Lidhja e parë në internet u bë më 29 tetor 1969. Kjo ishte vetëm dy muaj pasi Neil Armstrong zbriti në Hënë.
Për të përkujtuar ngjarjen, Dita Ndërkombëtare e Internetit u festua për herë të parë më 29 tetor 2005.
Dita e Internetit të Sigurt është bërë një ngjarje historike në kalendarin e shumë shteteve , përfshirë edhe Shqipërinë.
Duke filluar si një iniciativë e projektit SafeBorders të BE-së në vitin 2004 dhe një vit më vonë nga Rrjeti Insafe, Dita e internetit të Sigurt është rritur përtej zonës së saj tradicionale gjeografike dhe tani festohet në rreth 140 vende të botës.



