Brazili hap plazhet, por qeveria refuzon të publikojë numrin e përgjithshëm të viktimave

Brazili hap plazhet, por qeveria refuzon të publikojë numrin e përgjithshëm të viktimave

Plazhet e famshme të Rio-de-Zhanejros në Brazil kanë nisur të frekuentohen me gjithë paralajmërimet e epidemiologëve se është herët për heqjen e masave të karantinës.

Qyteti bregdetar nga më të populluarit e Brazilit nisi javën e kaluar fazën e parë të daljes nga pandemia, duke lejuar qytetarët të shijojnë diellin, të shëtisin në lungomare, të rihapin disa nga bizneset dhe të praktikojnë sportet individuale të ujit.

Vendi latin numëron aktualisht më shumë se 700 mijë të infektuar me koronavirus, numëri më i lartë se çdo vend tjetër i botës, pas SHBA-së.

Mirëpo, disa qytetarë janë shprehur mosbesues me shifrat zyrtare, sipas të cilëve, nuk është ende koha për të hequr karantinën dhe me kurbën e infeksionit që rritet dhe që s’dihet a do të ulet.

Ata mendojnë se qeveria i fsheh numrat dhe për ta, kjo gjë, është absurde.

Të gjitha shtetet tregojnë se ç'po ndodh, ndërsa Brazili kërkon t'i fshehë gjërat. Ky është krim", thanë ata.

Numri i personave që humbi jetën si pasojë e koronavirusit të hënën pothuajse kapi shifrën 700, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në vend në 37 mijë.

Mirëpo, vërtetësia e këtyre shifrave nxiti përgjatë fundjavës një debat të ashpër politik, duke detyruar OBSH-në të bëjë thirrje për më shumë transparencë.  

Mësohet se shkak i këtij debati u bë mospërputhja e madhe e të dhënave të mbledhura nga rajonet e tjera të vendit.  

Autoritetet shëndetësore, gjithashtu edhe presidenti i vendit Zhair Bolsonaro u shprehën se nuk do të raportojnë më bilancin e përgjithshëm të viktimave dhe numrit të të infektuarve nga Covid-19, por vetëm rastet e reja me infeksion.

Më vonë u mësua se qeveria u tërhoq të hënën pas kritikave të shumta si brenda vendit, po ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare.

OBSH, tha se qeveria braziliane duhet t’a kuptojë se çfarë po ndodh dhe se ku ndodhet virusi, me qëllim për të administruar rreziqet.

"Duhet të jeni konsistentë me ndarjen e informacionit me ne, por ajo që është më e rëndësishme, me popullin, me qytetarët e vet", deklaroi shefi i OBSH-së.

Brazili konsiderohet si epiqendra e infeksionit në Amerikën Latine, duke u ndjekur nga Peruja me 200 mijë raste dhe duke vazhduar më tej me Kilin, Ekuadorin dhe Kolumbinë me nga rreth 40 mijë raste me koronavirus.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy