MA i bashkohet fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut

MA i bashkohet fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut

Ministria e Arsimit dhe Sportit iu bashkua fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut, në ndihmë të pacientëve me talasemi, të sëmurëve kronikë, hemofilikë, atyre me dializë, si dhe personave të aksidentuar.

Në një postim në rrjete sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i ka falënderuar ata që ju përgjigjën pozitivisht kësaj thirrjeje të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke treguar solidaritet dhe duke dhënë shembullin e mirë tek qytetarët për të shpëtuar jetë.

Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut në mënyrë të rregullt për të krijuar një rezervë të vazhdueshme gjaku, në mënyrë që pacientët në nevojë, të mund ta marrin atëherë kur do të kenë nevojë.

Dhuro gjak, shpëto jetë!

Mirënjohje të gjithë kolegëve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që iu bashkuan fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut, në ndihmë të pacientëve me talasemi, të sëmurëve kronikë, hemofilikë, atyre me dializë, si dhe personave të aksidentuar.

Në shenjë solidariteti iu përgjigjëm pozitivisht thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke dhënë shembullin e mirë për ndërgjegjësimin e sa më shumë qytetarëve për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy