
Rreziku i infarktit të miokardit mund të parashikohet nga një ekzaminim rutinë, jo invaziv i syve. Është kjo ajo që thotë një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore “European Society of Human Genetics”.
Studiuesit zbuluan se kombinimi i informacionit rreth enëve të gjakut në retinë me faktorët klinik tradicionalë, bën të mundur identifikimin më të mirë të mundësisë së një ataku kardiak.
Ana Villaplana-Velasco, një studiuese në Institutin Usher dhe Roslin në Universitetin e Edinburgut, Skoci, shpjegon se ndryshimet në vaskularitetin e retinës mund të ofrojnë njohuri të ndryshme për shëndetin e njeriut.
Prandaj, ajo dhe kolegët e saj vendosën të përdorin imazhe të retinës, një teknikë e konsideruar si jo-invazive, vetëm për këtë qëllim.
Më konkretisht shkencëtarët analizuan modelet komplekse të degëzimit të sistemit vaskular të retinës duke analizuar të dhënat e përfshira në një biobankën britanike, lidhur me kartelat klinike dhe stilin e jetës së 500 mijë personave.
Përfundimisht, studiuesit zbuluan se një madhësi e veçantë e retinës, e quajtur madhësia fraktal, së bashku me modele të ndryshme të degëzimit të enëve të gjakut, mund të lidhet me rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës dhe rrjedhimisht me infarktin e miokardit.
Një zbulim befasues i cili krijon një model të ri vlerësimi që lejon klasifikimin e subjekteve njerëzore me rrezikun më të lartë të infarktit të miokardit më mirë se modelet e tjera të ngjashme të krijuara më parë, me një parashikim deri në pesë vjet para ngjarjes.



