Një rrugë në New York do të marrë emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
I pranishëm në inaugurim do të jetë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka zhvilluar një takim me homologun e tij të New York.
I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të New Yorkut, Mayor Eric Adams! New Yorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort - është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm.
Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” - shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë!



