Balla pret Koordinatorin Special Britanik: Rënie drastike e numrit të emigrantëve të paligjshëm në Britani

Balla pret Koordinatorin Special Britanik: Rënie drastike e numrit të emigrantëve të paligjshëm në Britani

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot Koordinatorin Special të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Migracionin e Paligjshëm, Gjeneralinc.

Balla gjatë takimit deklaroi se  rezultatet e Task Forcës së Përbashkët për Migracionin janë mjaft domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar.

Rezultatet e Task Forcës së Përbashkët janë domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar.

Rasti më i fundit i riatdhesimit të 5 emigrantëve të paligjshëm shqiptarë brenda javës të cilët kishin udhëtuar drejt Britanisë së Madhe në mënyrë të paligjshme është shprehje kuptimplotë e bashkëpunimit dhe punës së agjencive ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. 

Ministri u shpreh gjatë takimit të Task Forcës së Përbashkët për Migracionin se rezultatet domethënëse dhe bashkëpunimi ekzistues me agjencitë ligjzbatuese britanike në fushën e emigracionit të paligjshëm, duhet të thellohet edhe në fusha të tjera si lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga ana e tij Gjenerali Skeates tha se “është e qartë se iniciativa e përbashkët ka mundësuar rezultatet domethënëse të muajve të fundit. Falë lidershipit tuaj është mundësuar ulja drastike e mbërritjeve të paligjshme të shqiptarëve në Britaninë e Madhe nëpërmjet gomoneve prej 92 % më pak”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy