Presidenti Emmanuel Macron, në ditën e tretë të hapjes së vendit, pas masave bllokuese për shkak të pandemisë, deklaroi se është ende herët për të thirrur fitore, por rruga që po ndiqet është e drejtë.
Presidenti francez u shpreh në Këshillin e Ministrave se hipoteza për një mbyllje tjetër të vendit, mbetet ende në tryezë në rast se situata përkeqësohet.
Më shumë se 50 ditë bllokimi, Franca ka hyrë në fazën 2, duke treguar një vigjilencë të lartë.
Rihapja e parqeve dhe kopshteve në Paris, e kërkuar disa herë nga kryebashkiakja Anne Hidalgo, u gjykua nga qeveria "e papërshtatshme, duke pasur parasysh qarkullimin e virusit në rajonin Ile-de-France".
Plazhet në Atlantik do rihapen, por vetëm 'për aktivitete të veçanta'.
Ndalohet noti, peshkimi, banjot e diellit dhe pikniku.



