Spanja mban 10 ditë zie për viktimat nga koronavirusi

Spanja mban 10 ditë zie për viktimat nga koronavirusi

Spanja, duke filluar nga e marta ka vendosur për të mbajtur 10 ditë zie në kujtim të gjithë atyre personave që humbën jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Lajmin e dha kryeministri Pedro Sanchez, i cili deklaroi se viktimat meritojnë kujtesën, por edhe harmoninë.

Të gjithë do të ndalemi për të përkujtuar viktimat e fatkeqësisë më të rëndë të shekullit. Sfida e rindërtimit është mbi ne. Që nga e marta, vendi do të jetë në ditë zie kombëtare për dhjetë ditë. Të ndjerët meritojnë kujtesën tonë, por edhe harmoninë tonë, ne do të n’a duhet të jetojmë së bashku në të njëjtin vend që ata ndërtuan”, tha kryeministri spanjoll.

Sanchez, gjithashtu njoftoi se nga korriku, Spanja do të lejojë hyrjen e turistëve të huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy