Maqedonia e Veriut hap sot kufijtë, mbetet në fuqi karantinimi dy javor

Maqedonia e Veriut hap sot kufijtë, mbetet në fuqi karantinimi dy javor

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga sot, më 17 qershor, të hapë të gjitha vendkalimet kufitare në vend duke zbatuar masat që janë ende aktive.

Për të hyrë në vend është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë.

Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetizolimit të detyrueshëm për 14 ditë”, në bazë të së cilës Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit përgatit një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohet nga Ministria e Brendshme.

Të martën në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 8 viktima dhe 134 raste të reja me Covid-19.

Numri i viktimave ka shkuar në 201, ndërsa i të infektuarve në 4,289.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy