“Zvërneci”/ Bimo: Dalja e njerëzve në rrugë, do të thotë që institucionet kanë dështuar për t’i dëgjuar

“Zvërneci”/ Bimo: Dalja e njerëzve në rrugë, do të thotë që institucionet kanë dështuar për t’i dëgjuar

Diplomati Roland Bimo, thotë se protesta e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, tregon se institucionet shqiptare kanë dështuar për t’i dëgjuar.

 

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se demonstrata është shumë herë më shumë se shprehje pakënaqësie ndaj një projekti turistik. 

 

Pakënaqësia reflektohet në këto demonstrime. Duhet të jesh shumë naiv të mendosh që investitorët e huaj vijnë në Shqipëri se ju vjen keq për popullin shqiptar dhe do bëjnë ç’është e mundur të zhvillojnë këtë vend. Ata kanë interesa që të fitojnë sa më shumë, ndërsa elitat politike, duan të garantojnë jetën e tyre politike.

 

Shoqëria shqiptare vuan nga një gjë kryesore, mungesa e besimit. Njerëzit nuk kanë besim te doktori, politikani i ditës, policia apo Kuvendi. Fakti që njerëzit dalin në rrugë që të dëgjohen do të thotë që institucionet kanë dështuar që t’i dëgjojnë. 

 

Kryeministri thotë se është i gatshëm të komunikojë me të vetët dhe jo me qytetarët e tjerë. Ajo që ndodhi në Zvërnec me atë personin që u tërhoq zvarrë, ishte pika e vlimit, ndaj arbitraritetit të pushtetit. 

 

Shoqëria shqiptare është e ngopur me arbitraritet. Kjo që po ndodh më duket shumë spontane se kemi të bëjmë me ambientalistë, njerëz që kanë humbur pronat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy