Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut do të bëhen prezente gjatë orëve të mesditës, pothuajse në të gjithë territorin me intensitet të ulët kryesisht në formë pikash.
Era me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.



