Naftëtarë dhe qytetarë të Ballshit janë mbledhur mëngjesin e sotëm në ambientet para Uzinës së naftës ku disa prej kolegëve të tyre qëndrojnë në grevë urie, prej 13 ditësh.
Pasi kanë protestuar dhe kanë shprehur mbështetjen me kolegët e tyre në grevë urie, naftëtarët e tjerë dhe banorë të Ballshit kanë nisur marshimin drejt qendrës së qytetit.
Thirrjes së tyre u janë përgjigjur shumë qytetarë të cilët u mblodhën përpara uzinës. Më pas ata bllokuan rrugën kryesore të Ballshit në formë proteste.
Në një banderolë të madhe “ Punë, Pagë, Prespektivë”, ata janë nisur drejt qendrës së qytetit dhe i kanë kërkuar publikisht Policisë të mos i pengojë. “Kryeministri dhe deputetët e zonës të mos vijnë kur ne të vdesim”, kanë thënë protestuesit.



