AMA: Prioritet mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive

AMA: Prioritet mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara, bazuar në kërkesat e ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Kodi i Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi, thekson se periodikisht ka në fokus mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive.

Në një njoftim, AMA deklaron se “ditët e fundit është identifikuar dhe ndonjë rast i transmetimit të filmave me pamje të rënda dhe të papërshtatshme për orarin e emetimit, kur mendohet se para ekranit janë dhe fëmijët”.

Në oraret e mesditës apo pasdites, filma me skena të ekzagjeruara të ushtrimit të dhunës, me viktima jetësh njerëzore, deri dhe akte vetëvrasjeje, janë të papranueshme për t’u sjellë në ekran. Neglizhenca për planifikimin e kohës së transmetimit të filmave të tillë sjell pasoja të rënda për zhvillimin mendor, fizik apo moral të fëmijëve. Këto problematika u adresuan dhe në konferencën ndërkombëtare të 21 Prill 2022 që AMA organizoi në Tiranë.

“Në nenin 4 të ligjit 97/2013, ku flitet mbi parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive, theksohet qartë se “kjo veprimtari respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve”, (pika 1/b). Po ashtu në Kodin e Transmetimit, në seksionin 5, pika 5.34, thuhet se: “OSHMA-të duhet të zgjedhin orarin e transmetimit të programeve që mund të dëmtojnë zhvillimin mendor, fizik apo moral të fëmijëve, ose të marrin ndonjë masë tjetër teknike, që fëmijët të mos i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime. (Ora kufi 22.00 – 06.00)”. Respektimi i orarit të transmetimit, si dhe aplikimi i sinjalistikës për përmbajtjet problematike duhet të mbeten prioritare për redaksitë e OSHMA-ve, në zbatim të kërkesave të legjislacionit, për interesin e lartë të mbrojtjes së fëmijëve nga efektet negative nga ndjekja e programeve audiovizive.

AMA nënvizon se vijon monitorimin dhe për rastet e identifikuara do të nisë procedimin, sipas parashikimeve të ligjit 97/2013, apo akteve nënligjore në fuqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy