Me patentë shqiptare në Itali? Ambasada italiane jep njoftimin e rëndësishëm

Me patentë shqiptare në Itali? Ambasada italiane jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada italiane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm lidhur me njohjen e patentave në vendin fqinj. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, ambasada bën të ditur se marrëveshja për njohjen e patentave ka hyrë në fuqi që prej datës 12 korrik. Më tej në njoftim thuhet se do të vihet në zbatim shumë shpejt, por është shtyrë për shkak të disa problemeve teknike.

Postimi i plotë i Ambasadës Italiane në Tiranë:

Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre.

Marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Itali u konkretizua më 11 mars dhe do të jetë e vlefshme për 5 vite dhe në përfundim të këtij afati palët kanë të drejtë të ulen në diskutime për të vijuar me rinovimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të mos ndodhë ndërprerje qoftë edhe e përkohshme në konvertimin e lejeve të drejtimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy