Masat anti-Covid mbeten në fuqi deri më 13 dhjetor

Masat anti-Covid mbeten në fuqi deri më 13 dhjetor

Vendimi për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura dhe të hapura do të qëndrojë në fuqi deri më datë 13 dhjetor. Ky është urdhri i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërsa me urdhrin e mëparshëm afati ishte deri me 29 nëntor.

Në urdhrin nr.633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon:

Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 29.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 13.12.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy