Mësimi online/ 500 pajisje digjitale për nxënësit me vështirësi ekonomike

Mësimi online/ 500 pajisje digjitale për nxënësit me vështirësi ekonomike

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar dhe përfaqësues të kompanisë “Ecolog International” sot kanë nënshkruar kontratën e dhurimit të 500 pajisjeve digjitale, të cilat do të shpërndahen menjëherë tek nxënësit që vijnë nga familje në nevojë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini falenderoi donatorin.

“Jemi shumë falënderues për bujarinë që tregoi kompania Ecolog International, duke dhuruar 500 pajisje digjitale për nxënësit tanë. Ato u dorëzuan sot tek Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit Parauniversitar, Selman Hodaj dhe po shpërndahen tek nxënësit. Faleminderit!”-thotë Shahini.

Nga data 9 mars të gjitha shkollat në vend u mbyllen në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Mësimi do vijojë të zhvillohet përmes platformave online, deri në fund të vitit shkollor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy