Një grup qytetarësh kanë zhvilluar një protestë këtë pasdite në qytetin e Korçës, duke u rreshtuar në mbështetje të lëvizjes dhe pakënaqësive të shprehura nga studentët ditët e fundit.
Pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, protestuesit kanë qëndruar në shesh për rreth një orë dhe kanë lëshuar thirrje të ashpra kundër qeverisë nën sloganin "Rama ik".
Ky tubim vjen si një valë solidariteti me protestat disaditëshe të të rinjve që kërkojnë të drejtat e tyre dhe përmirësimin e situatës në vend.



