Ivanka Trump në Vlorë/ Vorpsi: Investimet në dëm të interesit publik, preken zonat e mbrojtura (VIDEO)

Ivanka Trump në Vlorë/ Vorpsi: Investimet në dëm të interesit publik, preken zonat e mbrojtura (VIDEO)

Ambientalisti Joni Vorpsi thotë se investimet e vajzës së Presidentit amerikan Donald Trump dhe investitorëve të tjerë në Vlorë, shkojnë në dëm të interesit publik, pasi prekin zonat e mbrojtura.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai u shpreh se investimi shndërron zonën qendrore të mbrojtur.

 

Sipas tij, nuk flitet më për dëmtim ekosistemi, por për transformim dhe zhdukjen e një zone.

 

Vizita e Ivanka Trump dhe investitorëve që duan të bëjnë investime në Vjosë Nartë, nuk është në favor të interesit publik, kur ky zhvillim do të dalë në një nga parqet tona të mbrojtura. Po flasim për një ndërtim në zonën qendrore të mbrojtur, tashmë po flasim për ta shndërruar në një qytet të ri me 10 mijë dhoma. 

 

Nuk flitet më për dëmtim ekosistemi, por transformim dhe zhdukjen e një zone. Ne po heqim një zonë shumë të rëndësishme nga Vjosë-Narta dhe është një nga zonat më të mira që ne kemi. Do heqë pyjet, do dëmtojë lagunën, etj. Kemi një transformim total të zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy