
Studentët e Mjekësisë kanë dalë sërisht në protestë ashtu siç e kishin paralajmëruar.
Ata kanë hedhur letra higjienike në drejtimit të Ministrisë së Arsimit dhe kanë bërë me dije që bojkoti do të vazhdojë pa afat.
Gazetari Besmir Pula tha gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se vetëm një pjesë e vogël e studentëve të viteve të para janë në auditore .
Studentët kanë vijuar bojkotin dhe ditën e sotme.
Bojkoti është total dhe pa afat. Do të vijojë dhe në javët në vijim deri sa të ketë një negociim me Ministrinë e Arsimit.
Do të vijojnë edhe protestat.
Kjo është protesta e parë për këtë javë dhe protesta e 5-të në harkun kohor të 3 javëve.
Vetëm një pjesë e vogël e studentëve të viteve të para janë në auditore.



