
Temperaturat e larta dhe koha pa reshje shiu ka bërë që shumë shqiptar të Kosovës të drejtohen për në Shqipëri për pushimet verore.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga pika kufitare e Morinit në Shqipëri kanë hyrë rreth 20 mijë turistë dhe 6 mijë automjete.
Ndërkohë fluks ka patur edhe në drejtimin Shqipëri-Kosovë.



