Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës. Zjarri ka nisur prej mbrëmjes së djeshme i cili është përhapur me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë.
Zjarrfikësit por dhe punonjës së bashkisë janë në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.
Shpesh herë fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik duke sjell dhe shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët, e vetmja zgjidhje sipas specialistëve është largimi i mbetjeve drejt landfillit të Sherishtës, dhe deri sa të ndodhi largimi i tyre, situatë pritet që të jetë alarmante.



