Shkëputjet e shpeshta të energjisë elektrike si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik, ka bërë që banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë të protestojnë.
Ata kërkojnë që OSHEE të marrë masa për këtë problem, pasi gjatë periudhës së dimrit thuajse qëndrojnë pa energji.



