Saranda fluks turistësh të huaj, vlerësohen plazhet dhe çmimet/ Problem parkingjet dhe uji

Saranda fluks turistësh të huaj, vlerësohen plazhet dhe çmimet/ Problem parkingjet dhe uji

Saranda është kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike gjatë fundjavës. Qyteti bregdetar është populluar nga turistë të huaj që zgjedhin të kalojnë ditët e pushimit pranë detit Jon, kryesisht në fundjavë. 

 

Gazetarja Jonida Qirko, raportoi për “MCN Live” se janë turistë që zgjedhin të pushojnë për disa ditë, jo me javë. 

 

Krahasuar me vitet e mëparshme Saranda duket se ka pësuar një ulje të numrit të turistëve dhe krahasuar me vitet e kaluara, kanë më pak popullim. 

 

Çmimet kanë qenë konstante nuk kanë pësuar rritje krahasuar me vitet e mëparshme dhe janë pothuajse të njëjtat çmime si në Gjirokastër. 

 

Turistët kanë vlerësuar dhe plazhet e pastra, çmimet ekonomike. Ndërkohë vlerësohet edhe mikpritja që bëhet nga sarandiotët. 

 

Për mjetet lundruese gjendja duket e monitoruar, edhe për shkak të mos funksionimit me kapacitet të plotë të sezonit turistik deri më tani.

 

Ajo që vihet re këtë sezon, është prania e rojeve bregdetarë. Saranda ka problem jo vetëm me ujin, por dhe me ndotjet dhe parkingjet, të cilat vijojnë problematike edhe këtë sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy