Shpallet i pafajshëm kardinali George Pell, i cili ishte dënuar me gjashtë vite burg për pedofili në Australi.
Kardinali 78-vjeçar, ish-kreu i Sekretariatit të Vatikanit për Çështjet Ekonomike, fitoi apelin në Gjykatën e Lartë.
Ai u burgos në burgun e sigurisë së lartë në Barëon, pas dënimit të dhënë në dhjetor të 2018, ku u shpall fajtor për ngacmim seksual të dy djemve minoren në Katedralen e Melburnit, 20 vjet më parë.
Kardinali Pell gjithmonë ka deklaruar se është i pafajshëm në lidhje me akuzat.
Në një deklaratë të lëshuar para lirimit të tij, Pell tha se gjyqi nuk është një referendum për Kishën Katolike dhe as një referendum se si autoritetet e Kishës në Australi i trajtojnë çështjet e pedofilisë.
Argumenti kryesor në gjykatë ishte se kardinalët nuk do të kishin kohën materiale ose mundësinë për të kryer abuzime kundër dy djemve 13-vjeçar, pas masës së dhënë në vitet ’90-të.
Gjykata e Apelit, deklaroi se mundësia për të dënuar një person të pafajshëm është domethënëse, pasi provat nuk plotësojnë nivelin e duhur.
Shtatë gjyqtarët vendosen unanimisht se gjykimi i kardinalit në shkallën e parë nuk e përmbush aq sa duhet parimin e përtej dyshimit të arsyeshëm.
Akuza ndaj Pell u ngrit vetëm nga dëshmia e viktimës së vetme që mbijetoi.
Djali tjetër vdiq me një mbidozë në vitin 2014.
Kardinali duhet të lirohet sot nga burgu. E ardhmja e tij në Kishën Katolike është e pasigurtë.



