“Stop dhunës ndaj studentëve”/ Sindikata e punonjësve të Universiteteve: Të martën marshim

“Stop dhunës ndaj studentëve”/ Sindikata e punonjësve të Universiteteve: Të martën marshim

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë thotë se ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej gjashtë ditësh. 

 

Në deklaratë thuhet se sindikata po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor. 

 

Në këto kushte ju ftojmë: Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh. Ajo po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor. 

 

Në keto kushte ju ftojmë: të martën, datë 20 tetor 2026, ora 10:00, në një marshim solidariteti me moton “STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE”, Sheshi para Universitetit Politeknik - UPT. 

 

Pjesëmarrja jonë është detyrim qytetar e njerëzor e në funksion të mbrojtjes së jetës së studentëve e shtrimit të një rruge për dialog. Një pjesëmarrje sa më e madhe tregon se elitat reale ekzistojnë dhe janë në pozicionin që u takon në të mirë të kombit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy