Pallati i Kulturës shumë shpejt mund të shembet. Burime për MCN thonë se ajo që po pritet është përfundimi i kontratës aktuale të qirasë me Institutin Italian të Kulturës që ndodhet në të njëjtën godinë.
Ky plan vjen në kuadër të vendimeve që qeveria Rama ka marrë në raport me transformimin e godinave shtetërore, ku fokusi është rijetëzimi dhe ndërtimi i kullave e objekteve shumëfunksionale.



