Nisma "Thurje" padi në SPAK për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale (VIDEO)

Nisma "Thurje" padi në SPAK për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale (VIDEO)

Ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Anti- Korrupsion (SPAK) padia e parë penale, e cila shkon në adresë të qeverisë shqiptare.

Nisma ‘Thurje’ ka kallëzuar në SPAK koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, e cila është kryer nga qeveria vite më parë nën formatin e “PPP-së” dhe shpesherë është kritikuar për faturën e saj të kripur.

Objekti i kallëzimit penal është për zytarët publik të përfshirë në konçesionin e sterilizimit të cilët  sipas Nismës mund të kenë konsumuar veprat e parashikuara në Kodin Penal për shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazinë së pjesëmarrjes në tendera dhe/ose korrupsionin pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private.

“Ne sot kemi ardhur për t’i kërkuar Prokurorisë së Posaçme. Ne ngremë pyetjen pse një çmim kaq i lartë. Prokuroria të fillojë hetimin që nga Beqja. Prokuroria duhet të shikojë kallëzimin tonë dhe duam përgjigje. Te Prokuroria e Posaçme ne kemi më shumë besim, sesa tek Prokuroria e Tiranës. Kemi 30 vite që presim, që këtu arrestohet qytetari se ka rregulluar çatinë e shtëpisë. Ata janë janë prej 30 vitesh në pushtet vetëm pasurohen, kanë vila. SPAK nuk duhet të na zhgënjejë”, u shprehën nga përfaqësuesit e “Nisma Thurrjes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy