‘Ku është burrëria kur ti vret një nënë’, fieraku proteston pas vrasjes së tre grave në Tiranë

‘Ku është burrëria kur ti vret një nënë’, fieraku proteston pas vrasjes së tre grave në Tiranë

Vrasja e trefishtë e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik ka sjellë dhe reagimin e indinjatën e 46- vjeçarit, Edmond Hoxha në Fier.

I vetëm dhe me një pankartë në dorë, babai i një djali 20-vjeçar ka dalë në qendër të Fierit në formë proteste për këtë krim makabër.

‘Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër, nënë’ shkruhet në pankartë ndërsa me lot në sy Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë, por dhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.

Nuk është hera e parë që 46- vjeçari Hoxha proteston i vetëm për kauza të ndjeshme teksa për ngjarjen në fjalë shpreh keqardhjen që nuk i janë bashkuar dhe qytetarë të tjerë e veçanërisht femrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy