Shtyhet pagesa e qirasë së 2 muajve, qiradhënësi gjobitet pesëfish nëse refuzon

Shtyhet pagesa e qirasë së 2 muajve, qiradhënësi gjobitet pesëfish nëse refuzon

Publikohet në Fletore Zyrtare dhe hyn në fuqi prej ditës së djeshme akti normativ i cili shtyn me paguarjen e qirasë së muajit prill dhe maj  2020 për 3 kategori.

Nga ky akt normativ përfitojnë

Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, që kanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si  pasojë e  gjendjes  së shkaktuar  nga COVID–19, nuk  do  ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

Të gjithë qiramarrësit  studentë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë,  nuk  do  ta  paguajnë  detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

Të gjithë qiramarrësit persona fizikë/juridikë me të ardhura  deri në14 000  000  (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje  për zhvillimin  e  aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara   shpalljes së gjendjes së epidemisë, dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar  nga COVID–19, nuk do  ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj,  prill dhe maj 2020.

Kur paguhet detyrimi i prapambetur - Detyrimi i prapambetur I këtyre dy muajve do të paguhet  nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të  dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj2020. Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi I prapambetur do  të paguhet nga qiramarrësi  brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020.

Nese qiradhenesi refuzon - Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë, të cilët  kanë  ankesë  për  qiradhënësin si  pasojë e moszbatimit  të detyrimeve të mësipërme, do t’i drejtohen Drejtorisë  së  Përgjithshme të  Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik.

Qiradhënësit, të  cilët nuk e zbatojnë këtë  pikë, dënohen me gjobë në masën e  pesëfishit të qirasë mujore përkatëse.

Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ndjekjen dhe zbatimin e parashikimeve të kësaj pike dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy