Trupi i pajetë i një vajze 5-vjeçare është gjetur në jug-lindje të Pakistanit, pasi prej disa ditësh ishte raportuar e zhdukur.
Nga këqyrja e trupit të viktimës u zbulua se e mitura përpara se të vritej ishte rrëmbyer, përdhunuar dhe më pas djegur.
Referuar autopsisë 5-vjeçarja vdiq si pasojë e disa dëmtimeve në kokë, pasi u abuzua seksualisht.
Mësohet se policia lokale arrestoi një burrë të dyshuar se kishte pasur një rol në këtë çështje.
Disa mostra të ADN-së së tij u dërguan në një laborator në Universitetin e Karaçit për të zbuluar ndonjë lidhje me shenjat e gjetura në trupin e vajzës së mitur.
Familja e saj i përket minoritetit Pashtun dhe kishte migruar në Karaçi nga provinca Khyber, në kufi me Afganistanin.
Abuzimi dhe vrasja e 5-vjeçares ka tronditur opinionin publik, ndërsa mijëra postime në rrjetet sociale me hashtagun #JusticeforMarwa u shpërndanë përgjatë gjithë ditës së djeshme.
Nga ana tjetër, mijëra protestues mbushën rrugët e Pakistanit, duke kërkuar drejtësi për fëmijën dhe varje në litar të autorit të krimit.



