
Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-covid. Ka qenë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka bërë të ditur lajmin me një mesazh në facebook, ku shkruan se vaksinimi i popullsisë dhe i shumë kategorive vijon në të gjithë vendin.
"Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19, teksa vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin", shkruan Manastirliu.

Deri tani në Shqipëri janë kryer mbi 650 mijë vaksina, ndërsa vijon procesi për arritjen e objektivit në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.



