Në Spanjë mjekët duhet të zgjedhin se kë pacient do kurojnë

Në Spanjë mjekët duhet të zgjedhin se kë pacient do kurojnë

Mjekët spanjollë kanë hartuar një plan ku përcaktohen kriteret për të  vendosur, nëse duhet të pranohet apo jo për kurim, një pacient i infektuar me Covid-19, në mungesë të shtretërve të kujdesit intensiv.

Një dokument i përpiluar nga grupi i Njësive Intensive, Kritike dhe Koronare, thekson se pranimi i një të infektuari, mund të nënkuptojë mohimin e një personi tjetër, i cili mund të përfitojë më shumë, prandaj është e nevojshme që të shmanget kriteri i qasjes i bazuar në numrin e të ardhurve.

Përmbajtja e këtij dokumenti është rënë dakord edhe me Shoqatën Spanjolle të Mjekësisë së Brendshme, ku sipas tyre një gjendje e tillë, më mundësi të kufizuara, është e nevojshmë "të bien dakord për një seri të kritereve të përbashkëta teknike dhe etike".

E para, kush do të pranohet në kujdesin intensiv, do të jetë ai që mund të maksimizojë përfitimin e përbashkët.

“Tek pacientët me sëmundje të tjera kritike, përveç Covid-19, duhet t’i jepet përparsi atij që mund të përfitohet më shumë”, thuhet në dokument.

Si pasojë, nuk do të pranohen në trajtimin intensiv ata njerëz për të cilët pritet një përfitim minimal dhe për më tepër do të vlerësohet me kujdes, pranimi i pacientëve me jetëgjatësi më të vogël se dy vjet.

E thënë ndryshe, përballë dy pacientëve të ngjashëm, do të zgjidhet për t’u trajtuar personi që është më i ri./Marrë me shkurtime nga El Mundo/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy