Psiko-traumatologia: Dhuna në familje, turpi i një komuniteti që hesht

Psiko-traumatologia: Dhuna në familje, turpi i një komuniteti që hesht

Psiko-traumatologia Besarta Taçi në një pronocim për TVT thotë se duhet të jemi vigjilentë ndaj koronavirusit, por kujdesin më të madh duhet ta kemi ndaj “Dhuna-virusit”.

E thotë këtë duke ju referuar ngjarjeve të fundit, ku krimi në familje duket se nuk do të ndalet. Taçi shprehet: “Marrë shkas nga ngjarjet e fundit, ne kemi një virus edhe më të rrezikshëm që është dhuna-virusi që ka rrënjë më të thella ndaj duhet të jemi pak më afër me realitetin që jetojmë, duke qenë se fatmirësisht ende nuk kemi asnjë rast të konfirmuar nga koronavirus”.

Sipas Taçit, ngjarje të tilla përfundojnë në pasoja fatale sepse ende nuk është rritur sa duhet ndërgjegjësimi për të denoncuar dhunën: “Kjo ndodh sepse në fillim injorojnë disa shenja paralajmëruese. Në anën tjetër ka ndodhur që të bëjnë hapa për ndarje, por janë rikthyer sërish. Në moment që kthehen sërish, familja nuk i merr më seriozisht nëse vazhdojnë sërish të ankohen për partnerin që kanë në krah dhe kështu situatat neglizhohen. Janë gra që nuk e kanë një suport, ose kanë frikën e kërcënimeve përsa i përket fëmijëve. Jemi në një kontekst fatkeqësisht manipulativ nga pikëpamja e rolit të gruas, sepse fatkeqësisht vendos në qendër nevojat mashkullore. Nuk duhet të kemi turp për ta thënë këtë. Jemi përballë një situate ku dhuna duhet denocuar me zë të lartë, sepse dhuna është krim, nuk mund të jetë një element turpi për gruan që e përjeton, por për komunitetin që hesht." 

Ajo nënvizon se dhuna është një virus edhe më i rrezikshëm që ka rrënjë më të thella ndaj duhet të jemi pak më afër me realitetin që jetojmë, sipas saj, duke qenë se fatmirësisht ende nuk kemi asnjë rast nga koronavirus./tvt.al/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy