Drejtuesja e AMA, Armela Krasniqi zgjidhet nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore

Drejtuesja e AMA, Armela Krasniqi zgjidhet nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore

Në garë me kandidaten e rregullatorit audioviziv të Britanise së Madhe OFCOM, me shumicë votash, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi është zgjedhur nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA.

Në mbledhjen e 59-të të EPRA-s, që po zhvillohet në Roterdam të Holandës, Krasniqi ka marrë mbështetjen e shumicës së 52 autoriteteve anëtarë të EPRA-s, të pranishëm në këtë mbledhje.

Me 28 vota pro Krasniqit,  kundrejt 21 votave të dhëna për kandidaten britanike, Siobhan Walsh, kryetarja e AMA-s është zgjedhur për të qenë një nga nën/kryetarët e kësaj platforme. Presidente është Mari Vesland, kryetare e Autoritett Norvegjez të Medias (Medietilsynet).

Kjo është hera e parë që Shqipëria zgjidhet dhe përfaqësohet në nivele të tilla të larta në një platformë mbarëeuropiane.

Drupal Ad

“Jam vërtetë e nderuar për besimin që m’u dha”, tha Krasniqi në momentin e shpalljes së rezultatit të votimit.

Shqipëria është një vend i vogël, por kjo nuk ka të bëjë fare me përmasat e saj.

Votën e sotme do t’a shihni në përkushtimin tim profesional, energjinë dhe kontributin tim të plotë gjatë ushtrimit të kësaj detyre.

EPRA përbëhet nga 56 autoritete anëtarë nga 47 vende të Europës: 27 vendet anëtarë të BE dhe Mbretëria e Bashkuar; autoritetet e vendeve që aderojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian ku bën pjesë edhe Shqipëria, rregullatorët e vendeve kandidatë të mundshëm për BE dhe autoritete të vendeve të Partneritetit Lindor (EaP) me BE-në (Armeni, Azerbajxhan).

Në zbatim të Statutit të EPRA-s, Bordi Ekzekutiv i kësaj Platforme i përbërë nga Kryetari dhe 4 nënkryetarë dhe vepron si organi strategjik që drejton EPRA-n.

Ndër të tjera, ky Bord përfaqëson Platformën në evente ndërkombëtare, propozon një strategji 3-vjeçare, harton programet vjetore të punës dhe aktivitetet përkatëse dhe merr vendime në lidhje me funksionimin e EPRA.

Me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të enteve rregulatore europiane, përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, Observatorit Europian Audiovizual, ERGA-s, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, të Rrjeti Global të Rregullatorëve të Sigurisë në Internet, kjo Asamble është përqëndruar në dy çështje të aktuale, të rëndësishme të tregun audioviziv:

-Edukimi Mediatik dhe roli i tyre te zgjedhjet parlamentare europiane

-Futja me sukses Inteligjencës Artificiale në proceset e punës së rregullatorëve të medias

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy