Pritjet kilometrike në Kakavijë/ Reagon Meta: MEPJ urgjent të kontaktojë me palën greke (VIDEO)

Pritjet kilometrike në Kakavijë/ Reagon Meta: MEPJ urgjent të kontaktojë me palën greke (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe ministrisë së Jashtme dhe që të kontaktojë urgjent me palën greke, për kaosin e krijuar në Kakavijë. Kreu i shtetit thekson se duhet të merren masa për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19. I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit. Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”, shprehet Presidenti Ilir Meta.

Ky reagim i presidentiti vjen, pasi situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante.  Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy