Manastirliu: Urgjenca Kombëtare Mjekësore mbi gjashtë mijë misione COVID në banesë

Manastirliu: Urgjenca Kombëtare Mjekësore mbi gjashtë mijë misione COVID në banesë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha sot se që prej fillimit të epidemisë janë kryer 6245 misione Covid në banesë nga Urgjenca Kombëtare Mjekësore.

Manastirliu u shpreh se Urgjenca Kombëtare është në vijën e parë të betejës me COVID-19 në shërbim të çdo qytetari.

Ministrja e Shëndetësisë bën apel për zbatimin e masave të distancimit fizik, higjenës, vendosjen e maskës dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme për frenimin e COVID19.

“Përpos pëballimit të urgjencave mjekësore në territor, ekipet e Urgjencës Kombëtare janë në vijën e parë të betejës me COVID-19, duke shërbyer edhe në banesë për qytetarët e prekur nga koronavirusi i rrezikshëm. Të ndihmojmë ekipet mjekësore, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave duke përdorur maskë, distancë higjienë dhe duke shmangur lëvizjet e panevojshme. Rri me familjen bashkë ia dalim”, shprehet Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy