Realizohet me sukses heqja e tumorit në stomak në Spitalin Memorial të Fierit

Realizohet me sukses heqja e tumorit në stomak në Spitalin Memorial të Fierit

Shërbimi i Gastrohepatologjisë në bashkëpunim me Kirurgjinë e Përgjithshme në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, kanë realizuar një ndërhyrje të nivelit të lartë kirurgjikal.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale tha se “u realizua heqja e Karcinomës Gastrike – Ca Gastrit tek një pacient 49 vjeç, i cili u diagnostikua gjatë procedurës së endoskopisë me kancer të stomakut. Pas ndërhyrjes së mjekëve, pacienti gëzon shëndet të plotë”.

“Operacioni i suksesshëm u krye nga ekipi turko – shqiptar, dr. Alti Haxhiu, dr. Altin Ngjeçi, dr.anestezist Andi Gjini dhe infermieret Ina Shahu e Zejnep Aydin”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe punën e stafit të këtij spitali, i cili sipas saj, ofron shërbime me standard dhe cilësi për të gjithë qytetarët në jug të vendit.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar, për të gjithë rajonin e jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.

Spitali Memorial Rajonal Fier ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Në maj 2021, në Spitalin Memorial të Fierit u krye me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy